Kompleksit banesor afarist "DIAMOND", ndërtohet në një lokacion të urbanizuar në sipërfaqe prej gjithsej 5'413 m2, ku mbi 70% e sipërfaqes paraqet hapësirë të gjelbëruar.

Kompleksi përbëhet prej dy ndërtesave, njëra 7-katëshe kurse tjetra 5-katëshe, të cilat përmbajnë hapësira të kombinuara afariste dhe banimi.

Kompleksi përmban bodrumet ku janë të ndara vendparkingjet si dhe depotë.

Përdhesa dhe kati i parë përfshijnë lokale afariste, si dhe pjesën e gjelbëruar me shetitore dhe kënde për fëmijë.

Katet tjera përfshijnë hapësira banimi dhe secili kat përmban prej tri deri në gjashtë banesa të metrazhit të ndryshëm.

Në katin më të lartë kemi planifikuar një hapësirë të madhe banimi me gjelbërim-penthouse, me një pamje fantastike të rrethinës.

Projekti posedon leje ndërtimi nga komuna me numër 07-350-7203/386 dhe parashihet që të përfundohet në një afat 24-mujor.

PLANI I BODRUMIT

Plani parashikon hapësira të mjaftu-
eshme për depo dhe vendparkingje.
 
Kliko për të parë foton e planit >>

PLANI I KATIT PËRDHESË

Përdhesa përfshinë lokale afariste, si dhe pjesën e gjelbëruar me shetitore
dhe kënde për fëmijë.
Kliko për të parë foton e planit >>

PLANI TOTAL I KOMPLEKSIT

Sipërfaqe prej gjithsej 5'413 m2, ku mbi 70% e sipërfaqes paraqet hapësirë të gjelbëruar.
Kliko për të parë foton e planit >>
Kompleksi eksklusiv banesor afarist "Diamond" gjendet në një lokacion perfekt, prej ku duke ecur mund të arrini në pikat më të rëndësishme të qytetit brenda një kohe prej 2-5 minuta.