Ndërmarrja Diamond u themelua në vitin 1999 ku filloi furnizimin e tregut kosovar me produktet për nevoja shtëpiake të firmës së njohur turke PASABAHÇE, me një numër të madh produktesh nga qelqi.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, në vitin 2004 ndërmarrja Diamond fillon me shpërndarjen në tregun kosovar produkteve higjienike nga kompania e njohur turke PAKSEL.

PërveƧ aktiviteteve tregrare, në vitin 2011 kemi filluar edhe me ndërtimet e larta dhe të ulëta, ku në partneritet me komunën e Gjilanit, në tetor të vitit 2011 kemi filluar ndërtimin e kompleksit banesor afarist "DIAMOND", në një lokacion të urbanizuar në sipërfaqe prej gjithsej 5'413 m2, ku mbi 70% e sipërfaqes paraqet hapësirë të gjelbëruar.

Synimi ynë kryesor është që nëpërmes ndërtimit të hapësirave të reja banuese me kualitet të lartë, duke i respektuar të gjitha standardet, t'ju ofrojmë qytetarëve një mundësi më të mirë për të jetuar një jetë ndryshe.

Për këtë projekt kemi angazhuar një ekip profesional, si dhe kompani partnere të cilat janë të shquara në fushën e projektimit, ndërtimit, si dhe furnizimit me materiale kualitative të prodhuesve më të njohur botërorë.

Diamond si kompani stabile dhe gjithmonë në rritje, ka një përgjegjësi sociale për shtresa të ndryshme të shoqërisë në shtetin tonë. Donacionet e vazhdueshme dhe interesimi për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së njerëzve në nevojë dëshmon më së miri për përgjegjësinë që ndjejmë.